Telegrafi

Perotti: Do t’i tregoj djalit që kam luajtur me Tottin, i kërkoj falje Genoas

Anësori i Romës, Diego Perotti, i cili shënoi golin e fitores ndaj Genoas, u shpreh i lumtur se i dha Francesco Tottit një ndeshje lamtumirës ashtu siç e meritoi.

Argjentinasi i kërkoi falje ish-skuadrës së tij për golin, por tha se ia dedikon kapitenin romak.

Lexo po ashtu “Ju dua” – letra prekëse e Tottit drejtuar tifozëve (Foto/Video)

“Totti? Është një lojtar që ka dhënë shumë, mund t’i tregoj djalit tim se kam luajtur me Tottin dhe kemi fituar ndeshjen e fundit”.

“Dua t’i kërkoj falje tifozëve të Genoas për festimin. Jam Rossoblu në zemër, nuk do festoja kështu sikur mos të ishte e rëndësishme. Kërkoj falje, por për mua Francesco e meritonte këtë fitore”.

“Nuk do ta harroj këtë ndeshje, goli do e mbajë gjithmonë në zemër”, ka thënë Perotti për Rai Sport. /Telegrafi/