Telegrafi

Perotti flet për golin e jashtëzakonshëm që shënoi (Video)

Diego Perotti ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndoshta edhe më të mirin në Ligën e Evropës për këtë edicion.

Anësori nga Argjentina realizoi nga një pozitë e vështirë me ‘rabona’, edhe pse pas goditjes së tij mbrojtësi kundërshtar e devijoi topin.

Ish-anëtari i Sevillës dhe Genoas ka zbuluar se nuk ka menduar njëmend të gjuaj në gol por kërkoi asistimin për Mohamed Salah.

Lexo po ashtu Mrekulli në Romë, Perotti shënon golin e vitit në Evropë (Video)

“E vërteta është që unë kam provuar të harkoi në zonë tek Salah por topi u fut në rrjetë dhe jam i lumtur për këtë”.

“Rëndësi të madhe kishte fitorja në këtë ndeshje, pasi siguruam kalimin tutje nga pozita e parë në Grup”.

“Qëllimi i Romës është që ta fitoi këtë edicion Ligën e Evropës, kampionatin dhe Kupën e Italisë”, deklaroi Perotti.

Kujtojmë që Roma është në garë për t’i fituar tre trofetë dhe për këtë janë shprehur optimist të gjithë ‘Giallorosët’. /Telegrafi/