Site icon Telegrafi

Përndoqi ish të dashurën në Itali, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Foto: Ilustrim

Një 30-vjeçar, i akuzuar nga për përndjekjen e ish të dashurës në Itali, u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Shtetasi me iniciale D. M., i lindur në fshatin Gurëz të Kurbinit, u kap nga policia në Laç.

Për të riun, në 25 gusht 2023, Gjykata e Riminit ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.

30-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj. /Telegrafi/

Exit mobile version