Një tjetër bashkëpunëtor i udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse Aleksei Navalny ka ikur nga vendi mes një përndjekje të vazhdueshme kundër organizatave të lidhura me kritikun e Kremlinit, të cilat u etiketuan ekstremiste në fillim të këtij viti.
Sergei Boyko është anëtar i Këshillit të qytetit të Novosibirskut dhe ish-kreu i rrjetit të grupeve rajonale të fushatës së Navalnyt në qytetin siberian derisa një gjykatë e etiketoi atë si ekstremist, duke e nxjerrë në fakt të jashtëligjshëm.
Boyko shkroi në Twitter më 25 nëntor se ai dhe familja e tij nuk do të ktheheshin në Rusi nga një udhëtim pune, duke thënë se kishte informacione se do të arrestohej.
Собирался рассказать это в эфире, но чет оператор связи подвел, а без стабильного интернета – эфир никак.
На прошлой неделе у меня заканчивался контракт, и я должен был вернуться домой из командировки в Новосибирск.
Но есть нюанс. 👇 pic.twitter.com/NfDEJAuvmB— Сергей Бойко (@_sergey_boyko) November 25, 2021
Ai deklaroi gjithashtu se vendosi të mos kthehej nga një vend i paspecifikuar pas arrestimit të ish-shefit të grupit mbështetës të Navalny në Ufa, Lilia Chanysheva, në fillim të këtij muaji.
Në fillim të kësaj jave, shefja e rrjetit të grupeve të fushatës rajonale të Navalnyt në Shën Petersburg, Irina Fatyanova tha gjithashtu se ajo ishte larguar nga Rusia për në një vend të paspecifikuar.
Ajo ka deklaruar se vendosi të largohej nga Rusia, pas arrestimit të Chanysheva.
Navalny është në burg që nga shkurti, ndërsa disa nga bashkëpunëtorët e tij, shumë prej të cilëve janë larguar nga Rusia, janë akuzuar për krijimin e një grupi ekstremist. /Telegrafi/