Site icon Telegrafi

Përmirësoni thonjtë me “Shellac”!

Amire Gashi
Estete e thonjve
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Thonjtë me tretësirën “shellac” duken edhe më mirë në krahasim me thonjtë me akril apo me gel. Në të njëjtën kohë, ky sistem përmirëson shëndetin e thonjve.

Çka është “shellac”?
"Shellac" është një teknologji e patentuar, e cila kombinon lehtësinë e shkëlqimit me performancën e gelit. Asnjë produkt tjetër në treg nuk mund të sigurojë që mund të qëndrojë deri në 14 ditë në thonj, me shkëlqim sikur të pasqyrës, kohëzgjatje zero për tharje dhe, pa dëmtime të thonjve!

A përmban ky solucion kemikale të rrezikshme?
Produkti “shellac” nuk përban kemikale të rrezikshme duke i përfshirë Formaldehidin, Toluenin apo DBP (Dibutil Phtalate).

A i dëmton thonjtë “shellac”?
Në qoftë se përmbahen rregullat e certifikuara, atëherë asnjë lloj dëmtimi nga ky produkt nuk do të vie. “Shellac” është zhvilluar dhe testuar për 10 vite para daljes në treg.

A mund të qëndrojë “shellac” më tepër se 14 ditë?
Po. Kuptohet që pas 14 ditësh do ta vëreni rritjen e thonjve dhe aty mes rritjes do të duket ndryshimi. Për këtë arsye preferohet riaplikimi. Disa raportojnë që zgjatë deri në 3 – 4 javë.

A mund të përdoren sapunët apo produktet tjera më agresive pa u dëmtuar “shellac”?
Po. Ky produkt është zhvilluar dhe testuar për t’i bërë ballë lloj-lloj kemikaleve pa u dëmtuar.

A ka ndonjë efekt negativ nëse aplikohet dhe largohet vazhdimisht?
Jo, përderisa ky sistem përdoret në mënyrën e duhur.

A mund të përdoret “shellac” në thonjtë me akril apo me gel?
Po. Estetja e thonjve mund t’i kombinojë.

A mund të largohet kjo tretësirë në kushte shtëpiake?
Për ta ruajtur shëndetin e thonjve, largimi bëhet vetëm nga profesionistët me produkte adekuate enkas për “shellac”.

A mund të përzihet kjo tretësirë me sisteme tjera të shkëlqimit?
Jo. “Shellac” është një sistem i ndërtuar enkas dhe ka shtresat që duhet aplikuar të ndara nga sistemet tjera.

Përse janë thonjtë e tillë kaq të mrekullueshëm?
1. Janë të lehtë për t’u aplikuar;
2. Janë të lehtë për t’i larguar;
3. Ofrojnë një alternativë të shëndetshme në krahasim me thonjtë artificial.
/Telegrafi/ 

 

Exit mobile version