Telegrafi

I përmirësohet gjendja shëndetësore njërit nga të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, i cili po trajtohet në Turqi

42 persona mbeten të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi gjatë kësaj jave në një restorant në Ferizaj.

Si pasojë e këtij shpërthimi nga 42 të lënduarit, 6 prej tyre u lënduan më rëndë ku janë dërguar për trajtim jashtë vendit.

Katër u dërguan në Turqi ditë më parë, kurse dy të tjerë u dërguan dje në shtetin e Austrisë.

E njërit nga personat që po trajtohen në Turqi,  Edonit i është përmirësuar gjendja shëndetësore.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Edoni është zgjuar dhe larguar nga intubimi. /Telegrafi/