Telegrafi

I përmirësohet gjendja, kryeministri britanik nuk është më në kujdes intensiv

Kryeministri britanik Boris Johnson është zhvendosur jashtë kujdesit intensiv, por mbetet në spital, tha Downing Street.

Johnson ka marrë trajtim për coronavirus në Spitalin St Thomas ‘në Londër që nga e diela, përcjell Telegrafi.

Zyra e tij tha se “ai është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv përsëri në repart, ku do të marrë një monitorim të afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij”.

Një zëdhënës shtoi: “Ai është me disponim shumë të mirë”.

Ai u dërgua në spital të dielën – 10 ditë pasi kishte dalë pozitiv në testin për coronavirus – dhe u transferua në kujdes intensiv të hënën.

Ai po merrte “trajtim standard të oksigjenit” në kujdesin intensiv dhe nuk kishte qenë në një ventilator, tha më parë Downing Street. /Telegrafi/