Telegrafi

Përmirësohet gjendja e të lënduarit në aksidentin te rrethrrotullimi

Pacienti i cili kishte pësuar lëndime në aksidentin tragjik të së premtes është në gjendje të mirë shëndetësore, ka thënë drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani.

“Pacienti ka dalë nga kujdesi intensiv dhe është duke u trajtuar”, tha Lenjani për Kallxo.com

Në aksidentin që ndodhi në orët e para të së premtes së kaluar humbën jetën katër persona dhe i lënduar mbeti personi i pestë që gjendej në të njëjtën veturë me tabela gjermane.

Viktimat e këtij aksidenti ishin anëtarë të së njëjtës familje Alidemaj, nga Pozharani i Vitisë.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Prishtinës, kur vetura bie nga ura rrethrrotulluese.