Site icon Telegrafi

Përmirësohet gjendja e Fatos Nanos, mjekët: Rehabilitimi kërkon kohë

Pas disa ditësh shtrimi në spital, ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit të tij.

Ish-kryeministri aktualisht nuk është në intubim, por ai vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv, raporton gazetarja e ABC News, Gerta Vasku.

Sipas mjekëve gjendja aktuale e Nanos është e stabilizuar, frymëmarrja e tij nuk realizohet nëpërmjet nje pajisje ndihmëse. Mjekët shprehen të kujdesshëm se rehabilitimi i ish-kryeministrit ka një rrugë të gjatë.

Prej disa ditësh u shtrua në spital, pasi ai prej kohësh vuan nga një sëmundje pulmonare, një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen.

Exit mobile version