Telegrafi

Përmirësohet gjendja e avokatit të Sali Berishës, mjekët do të provojnë zgjimin nga gjendja e komës

Avokati Sokol Mëngjesi ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Pas skanerit të kryer mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar edhe pse ende ndodhet në koma.

Shefi i Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës, Fatos Olldashi, thotë për A2 CNN se ditën e sotme do të provohet zgjimi i avokatit për t’u nxjerre nga gjendja e komës.

Lexo po ashtu Nga kërcënimet tek goditja para kopshtit të djalit, si përfundoi avokati i Berishës në reanimacion

Avokati i Sali Berishës u dhunua mëngjesin e të mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rënduar. /Telegrafi/