Telegrafi

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Sipas zëdhënëses së KEK-ut, Symrije Kika, energjia elektrike është siguruar edhe nga importi, diku rreth 50 megavat nga KESH dhe EST-ja rreth 80 megavat për orë.

Ajo bëri të ditur se për shkak të rrjedhës në kaldajë nga prodhimi ka dal Blloku i katërt i Kosovës A i cili do të jetë në riparim, ndërkohë që është siguruar energji edhe nga importi. 

Plani i furnizimit do të vazhdoj sipas planit ABC ku kategoria A do të furnizohet 24 me 0, kategoria B, 4 me 2 dhe kategoria C, 3-3 . Në orët e konsumit të lartë kategoria A do të jetë 5 me 1, kategoria B, 4 me 2 dhe kategoria C, 3 me 3, i cili orar megjithatë nëse bëhet shpenzim i madh i energjisë gjatë orëve të konsumit të lartë, mund edhe të përkeqësohet.