Telegrafi

Përmirësohen parashikimet për rritjen ekonomike të SHBA-ve në vitin 2010

Në parashikimin më të ri të Rezervave Federale bëhet e ditur se pritjet për përmirësim gradual ekonomik mbështeten në rritjen reale të Bruto Prodhimit Vendor dhe uljen e butë të papunësisë.

Për vitin e ardhshëm 2010 parashikohet rënie e papunësisë prej 10,2 për qind në nivelin midis 9,3-9,7 për qind.

Ekonomia amerikane në tremujorin e tretë të këtij viti realizoi rritje prej 2,8 për qind.