Telegrafi

“Përmirësimi i sistemit arsimor do të bëhet me propozime nga mësimdhënësit”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot informoi se do t’i marrë parasysh propozimet dhe idetë e mësimdhënësve dhe profesorëve për përmirësim të sistemit arsimor.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës e dëgjon zërin e mësimdhënësve dhe profesorëve, ndërkaq mundin e investuar dhe punën treditore të grupeve të punës të cilat gjatë fundjavës së kaluar dhanë propozime dhe ide se si të përm irësohet sistemi arsimor – do të merren parasysh”, thuhet në kumtesën e MASH-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana e grupeve të punës të përbëra nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, mësimdhënësit dhe profesorët, organizatat qytetare dhe sindikatat, kanë arritur numër i madh porpozimesh në pjesën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për arsim fillor dhe Ligjit për arsim të mesër, përfshirë edhe propozimet të cilat kanë të bëjnë me fëmijët me nevoja të posaçme arsimore.

“Praktika e ‘dyerve të hapura’ dhe prëfshimi i të gjitha palëve të involvuara do të jetë parim i punës së Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës, sepse vetëm përmes procesit të këtillë inkluziv mund të sigurohen zgjidhje të mira ligjore dhe mbrojtje të interesit publik”, qëndron në kumtesë.

Kjo, siç ceket, është bazë e cila do të analizohet dhe diskutohet më tej, ndërsa propozimet do të jenë të kapshme publikisht dhe të hapura për debat me qëllim që të vihet deri te zgjidhejt më të mira ligjore./Telegrafi/