Rruga “Fahri Berisha” në Pejë është duke kaluar në një fazë përmirësimi, ndërsa punimet e rindërtimit janë në vazhdim.
Telegrafi ka ndjekur nga afër ecurinë e këtyre punimeve dhe ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.
Rruga, e cila kalon përmes Komunës së Pejës, është një nga rrugët më të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve dhe ka pasur nevojë për ndërhyrje që të përmirësohet siguria dhe cilësia e udhëtimit.
Sipas autoriteteve lokale, punimet janë duke u zhvilluar në mënyrë të shpejtë dhe pritet qërruga të jetë e gatshme për përdorim shumë shpejt.
Përmirësimi i kësaj rruge do të sjellë një lehtësim të konsiderueshëm për qytetarët e Pejës dhe për ata që kalojnë përmes saj./Telegrafi/