Site icon Telegrafi

“Përmirësimi i menaxhimit komunal” i financuar nga BE, projekte në 30 komuna të Maqedonisë

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Louisa Vinton, sot hapën forumin në të cilin u prezantuan kriteret për financimin e projekteve në rajone planore dhe nëpër komuna, në kuadër të projektit “Përmirësimi i menaxhimit komunal”, i financuar nga Bashkimi Evropian, me vlerë të përgjithshme prej 2.4 milionë euro.

Fazliu tha se Ministria për Vetëqeverisje Lokale në këtë periudhë është e përkushtuar për forcimin e kapaciteteve të komunave për qeverisje të mirë, kryesisht duke promovuar parimet e transparencës, llogaridhënies dhe gjithë përfshirjes në të gjitha fushat vepruese.

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i menaxhimit komunal”, që Ministria e realizon me UNDP- në, financohen tetë projekte në tetë rajone planore, ndërsa në fazën e dytë do të financohen projekte edhe në 30 komuna, me mjete prej 1 milion euro. Sot, me pjesëmarrjen e të gjithë të pranishmëve, shqyrtojmë kushtet e përgjithshme për përgatitjen dhe përzgjedhjen e tetë projekteve të para./Telegrafi/

Exit mobile version