Telegrafi

Përmirësimet në Eurozonë, ndikojnë në remitenca

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave Bedri Hamza, mendon se përmirësimet në vendet e Eurozonës do ndikojnë edhe tek ne.“Rritja ekonomike e cila pritet të ndodh në Eurozonë dhe në vendet e regjionit do të ketë impakt pozitiv edhe në ekonominë e Kosovës”, tha Hamza për Telegraf.

Alban Zogaj, Drejtor i Hulumtimeve në Institutin “Riinvest” tha se zhvillimet pozitive ekonomike në Eurozonë mund të ndikojnë edhe në ekonomin e Kosovës, pavarësisht se ato nuk mund të jenë të mëdha.

“Efektet pozitive të kësaj rritjeje mund të ndihen në Kosovë, kryesisht përmes rritjes së nivelit të remitancave dhe përmes ngritjes së nivelit të eksportit", tha Zogaj për Telegraf.

Edhe Artan Nimani profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Telegraf se çdo zhvillim negativ apo pozitiv në Eurozonë ndikon edhe tek ne.

“Kryesisht sistemi ekonomik i vendit tonë është i ndërlidhur me sistemin e Eurozonës dhe çdo përmirësim aty, është një shpresë për një avancim edhe tek ne”, tha Nimani. /Telegrafi/