Vajza, me origjinë nga fshati Bual i Komunës Piskovë të rrethit Përmet, ishte nxënëse në klasën e dhjetë në shkollën e Piskovës. Ajo u vetëplagos me çiften e babait të saj dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pasi saçmat i kishin prekur edhe zemrën, ajo u nis me helikopter menjëherë drejt Tiranës, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas hetimeve të kryera nga policia në vendin e ngjarjes, rezulton se Erotika Frati ishte e rregullt si në familje edhe në shkollë, duke bërë kështu edhe më të paqarta arsyet e këtij akti./Telegrafi/