Telegrafi

Përmes videos së rrjedhur në internet, shfaqet Ford Mustang GT që lansohet më 2018 (Video)

Anëtari i forumit të entuziastëve të Mustang, e ka publikuar videon ku besohet se shfaqet modeli GT që lansohet gjatë vitit të ardhshëm.

Nuk bëhet e ditur se si ka rënë ky filmim në duart e tij, por xhirimi i shkurtër duket se e shfaqë një Ford në lëvizje, së bashku me ndryshimet që i ka pësuar, transmeton Telegrafi.

Por, shikuesit janë të pakënaqur, sepse muzika e vënë në sfond, nuk lejon të dëgjohet zhurma origjinale që e lëshon makina, e cila pritet të jetë nga motori me V8. /Telegrafi/