Një video interesante është shpërndarë në internet në të cilën shihet një shofer tepër i aftë duke kaluar përmes një tuneli, hapësira e të cilit ofronte shumë pak hapësirë për manovrime me autobus.
Gjithsesi, përcjell Telegrafi, edhe siç shihet në video, shoferi, gjegjësisht autobusi shihet duke e kaluar me shumë kujdes “Needles Eye Tunnel” në Custer State Park, South Dakota.
Duket afër-e pamundur, por me ndezjen e dritave të pasme, autobusi futet përmes tunelit, i cili është rreth 254 centimetra i gjerë dhe 365 centimetra i lartë.
Videoja, e cila u publikua fillimisht në vitin 2012, por që është rishfaqur kohët e fundit, është parë më shumë se 11 milionë herë në internet. /Telegrafi/