Ka pasur edhe të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija!
Zafir Berisha shpesh herë në publik njihet me deklaratat e tij të cilat edhe bëhen virale.
Kësaj radhe pas garës në Prizren, ai duke goditur theksin e boksit thotë se bëri goditjen e fundit në Prizren.
Ish kandidati për kryetar të Prizrenit më këtë ka thumbuar Mytaher Haskukën përmes një postimi në Facebook.
“Ka pasur edhe të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija”, shkruan Berisha në Facebook.
Ndryshe gara e balotazhit në Komunën e Prizrenit, ka qenë mjaft e ngushtë mes kandidatit të LVV-së, Mytaher Haskuka dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj. /Telegrafi/