Ndonëse me shumë pengesa dhe kushte të papërshtatshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre, megjithatë kjo nuk ua zbehi entuziazmin këtyre të rinjve për të vazhduar kërcimin, i cili mbet edhe si pasuri kulturore për brezat e ardhshëm. SH.K.A “Shpresa” është grupi i Veleshtës, mirëpo me punën e sajë tashmë është e të gjithëve. Drejtori i parë Abil Qyra flet për themelimin e këtij grupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Megjithëse ishte një periudhë e vështirë sepse ishte viti 1979, ishte vjeshtë, edhe atëherë ishin edhe turbullinat në ish Jugosllavi, megjithate neve bëm një aktivitet së bashku me strukturat kulturore politike në Veleshtë që ekzistoshin në atë kohë e themeluam një komision inicius dhe morri iniciativën për themelimin e shoqërisë”, u shpreh për Tv21, Abil Qyra.
Menjëherë pas regjistrimit, ky grup filloi me aktivitetet e njëpasnjëshme fillimisht në festat e mirëseardhjes që organizonin për mërgimtaret, e më vonë në Festivalin Këngë Jeho. Por si ndjeheshin të gjithë pas këtij suksesi të grupit? Kryetari aktual i shoqërisë Bekim Vinca flet për gjendjen aktuale të shoqërisë dhe aktivitetet që do realizohen në të ardhmen.
“Duke filluar nga shkolla fillore Zinijani, Veleshtë, hapim konkurs për grupe valltarësh dhe kkëngëtar edhe për këtë vit është parapamun gjithashtu duke e pas një aktivitet për të marr pjesë nëpër festivale mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Bekim Vinca.
Ndërkohë që grupin aktual e gjejmë në ambientet e sallës duke bërë prova dhe ne përfituam nga rasti të shikojmë disa çaste se si stërviten këta të rinj. Dy valltarët, njëkohësisht koreografet më të vjetër i mësojnë të rinjtë për lëvizjet dhe qëndrimin që duhet të kenë në skenë. Një ndër valltaret e reja në këtë grup Eriola Shehu flet për eksperiencën e saj në shoqëri si dhe ndjenjën që ka të jetë pjesë e këtij grupi.
“Ka mbi 10 vjetë që jam pjesë e këtij grupi edhe mendoj që është eksperienca më e mirë në jetën time që kam pas edhe që kam qenë pjesë e një grupi ashtu siç ishim ne”, tha Eriola Shehu, valltare.
Pasioni i atëhershëm e i të rinjve duket sikur është përcjell dhe sot, përderisa të rinjtë aktual ishin duke zhvilluar prova, në fytyrat e tyre vërehej se e bënin me dëshirë të madhe dhe tashme vallëzimin e kanë pranuar në jetët e tyre. Për “Shpresën” kanë punuar shumë njerëz, të cilët janë figura të shumta që nuk harrohen që nga fillimi e deri me tani, emra të ndryshëm që gjëja e vetme që i lidh me këtë grup janë kujtimet e bukura dhe emocionet e forta. “Shpresa” vazhdon rrugëtimin e saj, pasi asgjë nuk ua ndal dot dëshirën e të parëve të tyre./Telegrafi/