Hulumtimi i Universitetit Surrey, tenton të zbuloi nëse dikush ka përdorur drogën e klasit A, apo vetëm e ka prekur, transmeton Telegrafi.
Ata kanë shfrytëzuar shumë raste të shenjave të gishtave, të cilat i kanë analizuar në detaje me teknikën e quajtur Spektrometri.
Kur dikush konsumon kokainë, organizmi lëshon benzoylecgonine dhe methylecgonine, të cilat më pas mbesin në shenjat e gishtave.
Kjo metodë që është shumë më e pastër dhe e shpejtë se analiza e gjakut apo pështymës, është në faza fillestare.
Ende nuk është dhënë ndonjë rast konkret nga hulumtuesit, që janë duke ekzaminuar rastet e ndikimit të kokainës, në shenjat e gishtave.