Kanë kaluar më shumë se shtatë vite që kur vajza e artistes së mirënjohur, Albërie Hadërgjonajt, Anxhelina, nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Ndonëse përgatitjet ka filluar që një kohë, ajo duket se së shpejti do bëjë rikthimin në skenë, të paktën kështu ka lënë të kuptohet e ëma e saj.
Kjo e fundit ka publikuar një video atraktive të Anxhelinës në TikTok dhe ka zbuluar se mezi po pret për projektin e ri të saj.
“Zonja dhe zotërinj më lejoni t’ua prezantoj një dhe të vetmen. Jo se e kam bërë unë por Zoti e ka qëndisur dhe anash i vijnë të gjitha.
Mezi po pres që kënga juaj e mahnitshme të publikohet”, ka shkruar ndër tjerash ajo.
Ndërkaq, videoja e saj u komplimentua mjaft shumë nga ndjekësit dhe miqtë e këngëtares Hadërgjonaj.
Anxhelina përndryshe tash e disa vite është zhvendosur në Amerikë dhe atje ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj.
“Kopje pa kuptim” ndërkohë është kënga e fundit e lansuar me klip nga artistja e njohur në qershor të vitit 2012. /Telegrafi/