Tifozët e Manchester Cityt janë tallur me Sir Alex Ferguson me një pankartë të shfaqur në fitoren e derbit.
Trajneri legjendar i Manchester United ishte në tribunë në Etihad, ndërsa ish-skuadra e tij u mposht 4-1 nga rivali lokal.
Dhe ai u tall nga një mesazh me katër fjalë i shpalosur nga mbështetësit e Citizens.
Në pankartë shkruhej: “Jo në jetën time”.
Citimi i referohet një komenti nga Ferguson të bërë në vitin 2009.
Ai u pyet nëse City mund të ishte forca dominuese në Mançester dhe për këtë arsye ai kishte bërë atë koment.
Por Fergie, Djajtë e Kuq të të cilit ishin kampionë në atë kohë, nuk po e kishte idenë se sa shumë do të ndryshonin gjërat, pas largimit të tij.
Që nga pensionimi i tij në 2013, megjithatë, United nuk ka arritur të fitojë Ligën Premier – ndërsa City ka pesë tituj që nga ajo kohë. /Telegrafi/
How embarrassing for Ferguson that he’s back at the etihad and we pull out this. I bet he regrets saying those 4 words so much. Statement banner pic.twitter.com/IWdEFzoEX4
— Trey (@MCFC_Trey) March 6, 2022