Telegrafi

Përmes një memoriali të shoqëruar me 24 flutura me ngjyrat e ‘Lakers’, Vanessa Bryant bën njoftimin zyrtar për ceremoninë mortore të Kobe dhe Giannas

Vanessa Bryant përmes një postimi në Instagram ka publikuar ftesën për memorialin publik për burrin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, njashtu dhe vajzën Gianna.

Imazhi përmbante 24 flutura në ngjyrat vjollcë dhe të verdhë, të cilat janë ngjyrat e Lakers, ekipi i basketbollit ku Kobe luajti për 20 vjet.

Varrimi i tyre do të zhvillohet më 24 shkurt në ‘Staples Center’ në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Data ishte një zgjedhje e vetëdijshme, pasi 2 ishte numri i fanellës së Giannas, 24 ishte ai i Kobe dhe 20 është numri i viteve që ai ishte në ekipin Lakers.

Për t’i bërë më shumë dedikim numrit të legjendës sportive, njoftimi për memorial është shtypur edhe me 24 flutura.

Kobe dhe Gianna Bryant (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Ngjarja është planifikuar për në orën 10:00.

Kobe dhe Gianna ishin në mesin e nëntë personave që vdiqën në një përplasje tragjike me helikopter më 26 janar në Calabasas.

Familja e Kobe Bryant (Foto: Maxx Wolfson/Getty Images/Guliver)

Njerëzit e tjerë që humbën jetën ishin piloti Ara Zobayan, trajneri i bejsbollit John Altobelli, gruaja e tij Keri, vajza e tyre Alyssa, nëna dhe vajza Sarah dhe Payton Chester dhe trajneri i basketbollit i Akademisë Mamba, Christina Mauser. /Telegrafi/