Site icon Telegrafi

Përmes një fotografie të ëmbël, Yllka Kuqi tregon se u bë nënë për herë të parë

Yllka Kuqi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e mirënjohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, e konfirmon se është bërë nënë për herë të parë. 

Ajo në llogarinë zyrtare, Instagram, ka publikuar një fotografi të ëmbël, me anë të të cilës zbulon se u bë nënë muajin e kaluar.

Imazhi në fjalë shfaq këmbët e vajzës së saj së porsalindur dhe njofton se e ka pagëzuar me emrin, Luiza.

“LUIZA, 10.02.2020”, ka shkruar krahas fotos Kuqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Yllka Kuqi

Ajo mori urime të shumta edhe nga miqtë dhe kolegët megjithëse këtë periudhë të bukur të jetës e ka ruajtur me shumë fanatizëm.

Ndryshe, Yllka për më shumë se një dekadë është e martuar me Astrit Pallaskën dhe çifti tash e një kohë janë zhvendosur për të jetuar në Kanada. /Telegrafi/

Exit mobile version