Telegrafi

Përmes një dritareje të vogël, hajni kthehet tri herë brenda në të njëjtën shtëpi, brenda një ore – por nuk u shpëtoi kamerave (Video)

Një hajdut i tërbuar u kap në kamera që kthehej në të njëjtën shtëpi tri herë brenda një ore për të vjedhur, derisa një familje flinte brenda.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur pamjet, të cilat tregojnë atë duke u futur përmes një dritareje të vogël në banjë duke u futur në një pronë në Balsall Heath, Birmingham.

Ai u kthye dy herë dhe vodhi një numër artikujsh duke përfshirë çelësat e një automjeti luksoze. /Telegrafi/