Koyne Watson ka bërë disa manovra në një lumë të British Columbia të Kanadasë, që të fikte zjarrin që kishte përfshirë disa pemë në breg.
Në përpjekje të ndalonte përhapjen e flakëve, 43-vjeçari bëri disa xhiro derisa ia doli të hidhte ujin në drejtimin e duhur, transmeton Telegrafi.
“E pashë nga larg që ka flakë dhe menjëherë e nisa barkën. Këtë veprim e pak parë diku në film, por thash pse të mos e provoj” ka thënë Watson lidhur me rastin.
Aksionin ai e zhvilloi me 1987 Eliminator Scorpion, që kushton rreth 15 mijë euro. /Telegrafi/
https://youtu.be/D76gVAZRwm8