Site icon Telegrafi

Përmes kësaj metode, zbuloni se sa të freskëta janë vezët

Sa më të freskëta të jenë vezët, janë më të shëndetshme dhe kanë efekt edhe më të madh në organizëm.

Në anën tjetër, vezët e vjetra përpos që janë të padobishme, mund të kenë edhe efekte negative, me probleme zinxhir për organizmin.

Mirëpo, si të vërehet një vezë se sa e vjetër është?

Merrni një enë të tejdukshme dhe mbusheni me ujë, transmeton Telegrafi.  Vendoseni vezën dhe shikoni:

1. Shumë e freskët

Vesa fundoset në ujë, e shtrirë me pjesën anësore.

2. E vjetër deri në një javë

Kjo vezë ri në pjesën e poshtme të enës, por pjesa saj e gjerë qëndron sipër.

3. E vjetër deri në tri javë

Kjo vezë do të ri me pjesën anësore të shtrirë. Maja e hollë do të qëndroi poshtë, derisa e gjëra sipër.

4. Vezët e këqija

Vezët që rinë në sipërfaqe të ujit, hidhini menjëherë në plehra, sepse janë të dëmshme për shëndetin. /Telegrafi/

Exit mobile version