Telegrafi

Përmes IPA projektit do të krijohet biznes rrjet Strumicë-Kërçovë-Kukush

Filloi zbatimi i projektit “rrjeti i biznesit Strumicë-Kërçovë-Kukush” përmes programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Qëllimi është krijimi i mjedisit të volitshëm afarist për qëndrueshmëri ekonomike në rajonin ndërkufitar, për të cilën do të sigurohen 238.000 euro, informojnë nga Sektori për bashkëpunim të ndërsjellë dhe fonde evropiane Strumicë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në suaza të projektit është shpallur thirrje publike për zgjedhje të ekipit projektues i cili do të kyçet në realizimin e projektit.
“Me projektin parashikohet realizim i më shumë aktiviteteve të cilët do të kenë për qëllim përforcim i kapaciteteve në sektorin e biznesit, rrjetizim të firmave nga rajoni i Strumicës, Kërçovës, Polikastro dhe Kukush si dhe promovimi i tyre përmes organizimit të panaireve të përbashkëta, trajnimeve dhe ngjarjeve të tjera publike informojnë në konferencën e sotme për shtyp, Elena Quçkova.

Në konkursin e hapur do të bëhet zgjidhje e ekipit projektues edhe atë kordinator projektues dhe nëpunës financiar. Angazhimi i këtyre personave do të zgjas 15 muaj. Konkursi është i qasshëm edhe në ueb faqen zyrtare të komunës www.strumica.gov.mk dhe do të zgjasë deri 15.08.2016.

“Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë pune në BE projekte. Të gjithë kandidatët e paraqitur do të ftohen në intervistë dhe testim në gjuhën angleze në hapësirat e komunës së Strumicës”, tha Quçkova. /Telegrafi/