Site icon Telegrafi

Përmes grimit, transformon fytyrën në personazhe nga filmat e animuar (Foto)

Audrey Logeais nga Parisi, aplikon grimin që të transformojë fytyrën e saj apo të modeleve që të ngjajnë me personazhet e filmave të animuar.

Duke u ndihmuar edhe nga disa aksesorë, pamjet që i realizon ajo janë mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht i bëj skicimet e duhura në kompjuter dhe më pas i aplikoj në fytyrë. E tëra është te volumi dhe tonet e duhura, si dhe të mos teprohet me hije”, ka thënë Logeais lidhur me rastin.

Pasi ka punuar për nëntë vjet në industrinë e filmave për fëmijë, ajo ka regjistruar shkollën e duhur, që të specializohet si artiste grimi. /Telegrafi/

Exit mobile version