Site icon Telegrafi

Përmes fotografive ngacmuese, Era Istrefi njofton se është bërë banore rezidente e Londrës

Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është mjaft e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Herë pas here ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me dukjen e saj atraktive.

Një gjë të tillë, Era e ka bërë në imazhet e fundit që ka publikuar për fansat e saj në rrjetin social Instagram.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ajo ka pozuar me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë të shkurtër me dekoltenë e hapur, duke vënë barkun e tonifikuar dhe linjat atraktive trupore.

Në mbishkrimin e fotografisë, Istrefi ka bërë të ditur se tashmë është bërë banore rezidente e Mbretërisë së Bashkuar – vend në të cilin po qëndron prej kohësh.

Foto: Era Istrefi/Instagram

“Sapo mora rezidencën”, shkroi Era në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Mesa duket zhvendosja në Londër është bërë për shkak të karrierës së saj artistike, duke e pasur më të lehtë qasjen në tregun ndërkombëtar nga kryeqyteti britanik. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram
Exit mobile version