Përmes fotografive të publikuara ditë më parë në Instagram, ku ka pozuar me fëmijët teksa përgatit ushqimin në kuzhinë, Gal Gadot ka treguar se si duket pa grim.
Në një postim të ri në këtë rrjet social, ylli i “Wonder Woman” ka shpërndarë disa pamje ‘prapa skene’ të familjes së saj të angazhuar në kuzhinë, duke përgatitur biskota tradicionale për festën hebraike, Purim.
Aktorja ka pozuar krejtësisht pa makijazh dhe duket e mrekullueshme ndërkohë që vajzat e saj po punojnë për të bërë brumin.
Në përshkrimin e postimit, bukuroshja ka theksuar se kjo është festa e saj e preferuar dhe se me vajzat i pëlqen të përgatisë ëmbëlsirat.
Ndjekësit e saj e kanë pëlqyer dukjen e saj natyrale, duke e cilësuar si një mrekulli, teksa kanë aluduar në rolin e saj më të famshëm.
Për ta mbajtur lëkurën e saj kaq të freskët, Gadot kishte pranuar më herët (në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar) se është e fiksuar pas testimit të produkteve të reja.
“Vazhdimisht merrem kozmetikë dhe gjithmonë testoj kremra dhe serume të ndryshme. Tualeti im është i mbushur me marka të ndryshme”.
“Unë i përziej produktet kozmetike dhe i ndryshoj ato – ashtu si rutinat e mia në palestër dhe stërvitje – sepse gjithmonë duhet të ndryshosh”, ishte shprehur 36-vjeçarja. /Telegrafi/