Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.S., për veprat penale “Mashtrimi” dhe veprën penale “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, i cili përmes një fature dhe paraqitjes së fakteve të rreme të prezantuar në Zyrën e Thesarit në Prishtinë, arrin ta ekzekutoj pagesën në shumë prej 33,691 mijë euro.
Sipas aktakuzës, i pandehuri K.S., si pronar i operatorit ekonomik, i kontraktuar nga Komuna e Pejës për mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve të institucioneve arsimore, shëndetësore, administratës komunale dhe objekteve të kulturës, i njëjtit me anë të paraqitjes se fakteve të rreme, përmes faturës së panënshkruar nga zyrtarët përgjegjës komunal për përfundimin e obligimeve të muajit nëntor të vitit 2015, të paraparë sipas kontratë dhe duke mos respektuar standardet dhe rregullat e afarizmit, i pandehuri K.S, më 24 dhjetor të vitit 2015, përmes kësaj fature të prezantuar në Zyrën e Thesarit në Prishtinë, arrin ta ekzekutoj pagesën në shumë prej 33,691 mijë euro.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Telegrafi/