Almeda Abazi është një ndër modelet më të bukura shqiptare që jeton dhe vepron në Turqi.
Bukuroshja shqiptare ka kurorëzuar lidhjen me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka edhe një djalë të pagëzuar me emrin Efehan.
Ajo së fundi i është bashkuar trendit të ndryshimit të pamjes përmes një aplikacioni të quajtur “Face App”.
Në fakt, dyshja e kinematografisë turke shihet se si do të dukeshin pas 30 vjetëve, do të thotë në moshë të shtyrë.
Zeshkania ka treguar se të birit i këndon ninulla në gjuhën shqipe dhe se tërë kohën i flet në gjuhën e saj amtare.
Ndryshe, Almeda pritet që shumë shpejt të vjen me video projekte të reja muzikore dhe të modës. /Telegrafi/