Jan Peisert ka bërë disa intervenime në Mercedesin më të ri, duke ia bërë pamjen edhe më të bukur dhe interesante.
Modelit të shumëpritur që ka njëmijë kuajfuqi, i janë bërë disa ndryshime të dukshme, që e kanë zbukuruar në masë të madhe, transmeton Telegrafi.
Veturës i është hequr grilli dhe iu zëvendësua me atë që shihet në S-Class, duke dhënë një paraqitje shumë më mbresëlënëse.
Më poshtë mund të shihni realizimin me efektet kompjuterike, përmes së cilave AMG Project One që është makinë hibride, ka përfundime krejt tjera. /Telegrafi/