Site icon Telegrafi

Përmes artit jepet mbështetje për Ramush Haradinajn

Me sloganin ‘Ramush Haradinaj është Kosova #ourman’, është hapur ekspozita e piktorëve në përkrahje të ish-kryeministrit, aktualisht lider i AAK-së Ramush Haradinaj.

Kjo ekspozitë e cila po mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”,  sipas organizatorëve ka për qëllim solidarizimin e artit me politikën.

Gjatë kësaj ekspozite, rreth 40 piktorë kanë paraqitur veprat e tyre.

Ramush Haradinaj, po vazhdon të qëndrojë në Francë, ku edhe u arrestua me një fletarrest të lëshuar nga Serbia për krime të luftës.

Ai është liruar me kusht nga një gjykatë franceze, gjashtë ditë më parë.

Exit mobile version