Siç njoftoj drejtorja e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sanja Lukarevska, qytetarët përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ deri 19 shtator kanë kthyer 2.666.000 euro.
Kjo do të thotë se për më pak se tre muaj prej kur nisi të përdoret, secili qytetar i Maqedonisë ka marrë diçka më shumë se një euro, njofton Telegrafi Maqedoni.
Lukaervska sot në konferencë për shtyp vlerësoi se masa ‘TVSH-ja ime’ i jep rezultatet dhe se kjo masë ndikon në ekonominë dhe kthen para tek qytetarët.
Sipas Lukareskës, deri 19 shtator janë skanuar 19.905.878 llogari fiskale.
Në muajt e para pas vendosjes së aplikacionit ‘TVSH-ja ime’, sipas Lukarevskës, në korrik dhe gusht për 10 përqind është rritur pagesa e TVSH-së në krahasim me vitin e kaluar./Telegrafi/