Përdoruesi i rrjetit social X e ka shndërruar në video, imazhin (‘meme’) e famshëm përmes teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.
Imazhi apo meme-ja që paraqet tre persona ka bërë xhiron me vite të tëra nëpër rrjetet sociale nga përdorues e faqe të shumta, transmeton Telegrafi.
Inxhinieri, i njohur me llogarinë @fofrAI arriti që këtë meme ta shndërrojë edhe në video të shkurtër, duke krijuar një vazhdimësi të kësaj fotografie.
— fofr (@fofrAI) November 24, 2023
Me zhvillimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale janë lansuar edhe platforma të veçanta për krijimin e videove të shkurta përmes imazheve ekzistuese.
Përveç këtyre platformave, ekzistojnë edhe të tjera ndër to edhe programet sikurse për të gjeneruar foto vetëm nga teksti, dhe programe për gjenerimin e zërit të artistëve të famshëm.
Me “shpërthimin” e chatbotit ChatGPT, programet që janë të fuqizuar nga AI po lulëzojnë në mesin e shumë përdoruesve. /Telegrafi/