Telegrafi

Përmes 41 nënshkrimeve, LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje përmes 41 nënshkrimeve, ka kërkuar që të enjten në orën 13:30 të mbahet seancë e re në Kuvend për shqyrtim të pikave të papërfunduara.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, teksa e ka arsyetuar këtë kërkesë ka thënë se konsiderojnë që janë plotësuar kushtet për të vazhduar me trajtimin dhe votimin e këtyre pikave.

“Ne si grup parlamentar kemi parashtruar kërkesën me 41 nënshkrime për një seancë të re sot në 13:30, e cila do t’i shqyrtojë pikat e papërfunduara nga seanca plenare filluar më 2 shkurt dhe vazhduar më 22 mars 2023”, ka thënë ajo./Telegrafi/