Përmendorja për Nënë Terezën në sheshin ”Maqedonia” në Shkup është para përfundimit. Kjo përmendore ndërtohet nga Ministria e kulturës, ndërkaq janë ndarë 5.6 milion euro për këtë projekt, përcjell Telegrafi maqedoni.
Shën Tereza, është e lindur më 26 gusht, 1910 në Shkup, si Gonxhe Bojaxhiu, ndërkaq vdiq në Kalkutë, më 5 shtator, 1997. Ajo është fituese e Çmimit Nobel për Paqe./Telegrafi/