Pas një pritje të gjatë përmendoret shqiptare më në fund arrijnë në Shkup. Gjatë kësaj fundjave do të duhet të vendosen përmendoret e Josif Bagerit, Nexhat Agollit dhe Pjeter Bogdanit.
Përmendorja e Pjetër Bogdanit ende gjendet e shtrirë në parkun e ”Gruas luftëtare” para Parlamentit të Maqedonisë.
Përmendorja e Josif Bagerit do të vendoset në afërsi të teatrit të ri të Maqedonisë, kurse ajo e Pjeter Bogdanit përballë Kuvendit të Maqedonisë, gjegjësisht në “Gruas luftëtare”. Përmendorja e Nexhat Agollit do të vendoset përballë ndërtesës së Telekomit./Telegrafi/