Site icon Telegrafi

Përmendore për oktapodin Paul

Akuariumi “Sea Life” në Oberhausen të enjten zbuloi replikën plastike të oktapodit Paul e cila me ekstremitetet e veta mban një top futbolli. Kjo replikë paraqet përmendoren e gjatë 1.8 metra, njoftoi AP.

Zëdhënësja e akuariumit, Tanja Munzig, tha se hiri i oktapodit Paul, trupi i të cilit u kremua është vendosur në një urnë dhe gjendet brenda topit. Munzig tha se adhuruesit nga mbarë bota e dëshiruan këtë përmendore.

Oktapodi Paul parashikoi saktë të gjitha rezultatet e shtatë ndeshjeve të reprezentacionit të Gjermanisë, si dhe rrjedhën e finales në të cilën luajtën Spanja dhe Holanda. Paul parashikonte fitoret duke hapur njërën prej dy kutive ku secila prej tyre përmbante një guaskë dhe flamurin e një shteti. /Telegrafi/

Exit mobile version