Site icon Telegrafi

Përmendet emri i Veselit në një video për fajde, kryeparlamentari mban nesër konferencë për media

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy video në të cilat protagonistët flasin për marrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me fajde.

Në mesin e shumë emrave të përfolur, fajdexhinjtë përmendin edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Madje në një video të publikuar së fundi Veseli përmendet se mori 200 mijë euro.

Lidhur me këtë, Veseli ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media.

“Njoftim për Konferencë për media. Kryeparlamentari Kadri Veseli mban të enjten konferencë për media.

Vendi: Holli i Kuvendit të Kosovës. Koha: 10:00”, thuhet në njoftimi.

Exit mobile version