Telegrafi

Përmbytjet prekin pjesën jugore të Francës, raportohet për gjashtë të vdekur (Video)

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën nga përmbysjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, që kanë prekur pjesën jugore të Francës.

Zyrtarët lokalë në Audes kanë njoftuar se një grua ka humbur jetën derisa dy tjerë fillimisht ishin zhdukur dhe më pas shpallur të vdekur, kurse një tjetër nuk i kishte mbijetuar plagëve të marra në rrënojat që kishte ngecur, transmeton Telegrafi.

Shtrati i lumit Od është rritur në nivelin më të lartë që nga vitit 1891, kanë njoftuar në agjencinë që përcjellin nivelin e ujit në Vigircrues.

Ata gjithashtu kanë pranuar se vendet që më shumti janë prekur janë  Konks-sir-Orbijel dhe Vilardonel, ku niveli i ujit ka arritur deri te dritaret e shtëpive të ndërtuara në këto zona.

Si pasojë e bllokimit të rrugëve dhe objekteve të ndryshme, autoritetet lokale kanë ndërprerë përkohësisht mësimit, dhe u ka bërë thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në shkolla për shkaqe sigurie. /Telegrafi/