Telegrafi

Përmbytjet “paralizojnë” Lezhën (Video)

?????????????????????????????????????????????????????????

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në Lezhë.

Disa lagje janë përmbytur, ndërkohë që kanë pezulluar aktivitetin shumë biznese të kateve të para.

Bashkia e Lezhës ka nxjerrë në terren punonjësit e Shërbimeve për të pastruar inertet që kanë bllokuar disa rrugë si dhe për pastrimin e pusetave.

Investimet për parandalimin e përmbytjeve ka qenë një nder premtimet kryesorë elektoralë të kryebashkiakut të Lezhës për 6 mujorin e parë të mandatit, ndërsa situata vijon të ngelet problematike sa i takon infrastrukturës.

Pak ditë më parë ky qark u godit nga përmbytjet, ndërsa problematike ishte situata në Laç, pasi përroi doli nga shtrati dhe hyri përmes qytetit, duke përmbytyr disa lagje, biznese, por edhe katet e parë të banesave.

Si pasojë e reshjeve intensive, një 48-vjeçar në Laç humbi jetën, ndërsa ka patur dëme në rreth 150 banesa, bagëti dhe prodhime bujqësore. Në zonën Kurbin-Laç u përmbytën rreth 150 ha tokë bujqësore.