Telegrafi

As përmbytjet nuk i ndalën, nusja dhe dhëndri shkuan në ceremoninë e tyre martesore brenda një tenxhereje gjigante

Një çift në Indi ka arritur në ceremoninë e tyre martesore në një mënyrë të pazakontë – në fakt ata lundruan rrugëve të vërshuara të qytetit të tyre në një tenxhere gjigante.

Vërshimet në Indi të përcjellura me shira të rrëmbyeshëm kanë mbuluar rrugët, duke shkaktuar një kaos të vërtetë në Kerala, transmeton Telegrafi.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale, shfaqin dyshen duke qëndruar brenda tenxheres së aluminit dhe para tyre dy burra që e tërhiqnin tenxheren nëpër ujë.

Çifti kishin marrë me qira tenxheren, e siç raportojnë mediat lokale, ky ishte opsioni i tyre i vetëm brenda një afati të shkurtër kohor.

Ata nuk i pengoi rrëshqitja e dheut dhe shirat e rrëmbyeshëm, nga të cilat humbën jetën 27 persona në Indi, dhe ishin të vendosur që të mos e shtyjnë datën e martesës.

Më vonë janë publikuar pamje tjera që tregojnë se nusja dhe dhëndri kanë arritur të sigurt në destinacion – pa u lagur fare. U martuan në një ceremoni të vogël.

Raportohet se nusja dhe dhëndri – Akash dhe Aishvarja me profesion janë infermier në një spital të këtij qyteti. /Telegrafi/