Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako u shpreh për se situata po menazhohet sa i përket përmbytjeve në Tropojë dhe reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin.
“Pavarsisht intensitetit të lartë në fillim të reshjeve, por nuk raportohen problematika.
Po menaxhohet situata”, shprehet Çako për Euronews Albania.
Ndërkohë situata vijon të mbetet e përkeqësuar në Tropojë, ku rrezikohet përmbytja e banesave në Bytyq.
Situata më emergjente është në fshatin Vlad. Kreu i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberaj u ka bërë thirrje institucioneve dhe banorëve të reagojnë në kohë. /Telegrafi/