Telegrafi

Përmbytjet në Slloveni mund të shihen edhe nga hapësira

Përmbytjet më të mëdha të regjistruara në Slloveni kanë lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe kanë shkatërruar fshatra.

Shirat e dendura ranë në rreth dy të tretat e vendit për ditë të tëra, duke shkatërruar ndërtesa dhe ura.

Dëmi vlerësohet në rreth 500 milionë euro, raporton index.hr.

Lexo po ashtu Stuhia në Slloveni preku dy të tretat e vendit, dëmi mund të shkojë në 500 milionë euro

“Dëmi material nuk është aq i rëndësishëm. E rëndësishme është që ne shpëtuam në kohë jetë njerëzish”, tha Drago Hudofisk nga fshati Prevalje afër kufirit me Austrinë.

“Ju e dini, natyra i përgjigjet çdo gjëje. Uji ka fuqi, ai shkatërron gjithçka”, vuri në dukje ai.

Ndërkohë, përmbytjet përgjatë lumit Sava në rrjedhën e sipërme nga Zagrebi deri në kufirin me Slloveninë u regjistruan edhe nga hapësira.

Një krahasim i imazheve satelitore Sentinel-1 SAR para përmbytjeve më 24 korrik dhe në ditën e nivelit më të lartë të ujit më 5 gusht tregon shtrirjen e katastrofës. /Telegrafi/