Rrugët u përmbytën dhe linjat e trenave u bllokuan derisa cikloni Apollo iu afrua ishullit italian të Sicilisë të premten, pasi një jave stuhish vdekjeprurëse.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, tre persona kanë vdekur tashmë këtë javë dhe udhëheqësi rajonal iu tha njerëzve në ishull të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur atë që u përshkrua si një stuhi mesdhetare.
Stuhitë, shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën qytetet Augusta dhe Syracuse.
Questa è la situazione nella mia città, Augusta provincia di Siracusa.
Accessi ed uscite dalla città sono bloccate.
Piove ininterrottamente da stanotte.#medicane #sicilia #maltempo #29ottobre pic.twitter.com/MR0IEmMXMJ— lamenteastratta (@lamenteastratta) October 29, 2021
Shërbimet e urgjencës shpëtuan disa persona nga shtëpitë e dëmtuara nga stuhia.
Tetë muaj reshje shiu ranë në Sicili në vetëm tetë orë, thanë vullnetarët e mbrojtjes civile, derisa Apollo shkatërroi bregun jugor dhe lindor. /Telegrafi/